(VIDEO) Gropa gjigande 50 metra e thellë hapet përpara spitalit, përpin makinat

(VIDEO) Gropa gjigande 50 metra e thellë hapet përpara spitalit, përpin makinat

Një gropë 50 metra e thellë u hap përpara një spitali në Bangkok mëngjesin e së mërkurës, duke përpirë makina dhe shtylla elektrike në një shembje që la të tronditur banorët e qytetit.  Autoritetet lokale mbyllën rrugët përreth Spitalit Vajira në pjesën historik të kryeqytetit tajlandez rreth orës 7 të mëngjesit kur u shfaq krateri, duke çarë tubat që nxirrnin rrëke uji, ndërsa edhe linjat e energjisë u shembën.  Gropa rreth 50 metra e thellë, u shfaq përpara ndërtesës publike dhe përhapi panik ndërsa shtëpitë përreth u evakuuan, ndërsa incidenti lidhet me ndërtimin e një stacioni metroje aty pranë.  Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, i cili nxitoi në vendngjarje për të vlerësuar situatën, tha se fundosja e rrugës ndodhi mbi lidhjen midis tunelit për trenin me dy binarë dhe...