Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Jimmy Kimmel rikthehet në ekran, Trump reagon ashpër me median: Herën e fundit që dola kundër më dhanë 16 milionë dollarë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj rikthimit të komedianit Jimmy Kimmel në ekran, vetëm një javë pasi ABC e kishte pezulluar atë për shkak të komenteve të tij rreth vrasjes së Charlie Kirk. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump akuzoi rrjetin ABC për mungesë parimesh dhe mbështetje të hapur ndaj demokratëve:“E pabesueshme që ABC Fake News i ktheu punën Jimmy Kimmel. Shtëpisë së Bardhë i ishte thënë se emisioni i tij ishte anuluar. Tani papritur është rikthyer, edhe pse audienca i ka ikur dhe ‘talenti’ i tij nuk ka ekzistuar kurrë. Pse do ta donin dikë që nuk sjell shikueshmëri, nuk është qesharak dhe rrezikon rrjetin duke përhapur 99% propagandë pro-demokrate?”, shkroi Trump. Ai gjithashtu e cilësoi Kimmelin...