Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan një rritje të ndjeshme prej 37,3% gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vlerë, ato arritën 75,7 miliardë lekë, kundrejt 55,2 miliardë lekëve të regjistruara në periudhën janar-shtator 2024. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, sasia më e madhe e eksporteve të këtij grupi ka pasur si destinacion Kosovën. Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Kosovës gjatë periudhës janar-gusht arritën në 34,7 miliardë lekë. Megjithatë, edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me minerale, vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët. Kjo ndodh për shkak se nuk kemi ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet nxirren, përpunohen...