Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pritej të mbërrinin sot, shtyhet për nesër ardhja e 40 emigrantëve në Shëngjin
Sot pritej të mbërrinin në Portin e Shëngjinit dy anije me emigrantë nga Itali, por për arsye ende të paqarta u anulua ardhja e tyre. Anija e parë ishte parashikuar të mbërrinte në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi. Deri më tani qendrat pritëse ishin bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe...