Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përbërja e komisioneve, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare! PD ‘u bind’ dhe dorëzoi emrat
kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Në rend dite parashikohet votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, dhe deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS. Pas një periudhe ngërço, Partia Demokratike njoftoi dje se ka dorëzuar zyrtarisht emrat për drejtimin e katër komisioneve që i takojnë asaj. PD kishte caktuar më herët drejtuesit dhe nënkryetarët për komisionet përkatëse, përfshirë edhe ata që drejtohen nga mazhoranca, por kishte refuzuar t’i depozitonte në Kuvend për shkak...