Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Dash Sula: Opozita do fëlliqej po të garonte për Bashkinë e Tiranës
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, komentoi zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Bashkinë Tiranë. Dashnor Sula tha se opozita do të fëlliqej nëse do të merrte pjesë në garën për bashkinë e kryeqytetit. Sipas tij, opozita s’duhet të marrë pjesë. Sakaq, Sula u shpreh se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku që kanë provuar se prodhojnë vota, nuk do të marrin pjesë në garë përballë Ogerta Manastirliut. “Për mua Partia Demokratike po të jetë e mençme nuk hyn fare në zgjedhje sepse ka kryer punë. Që është fëlliqur është fëlliqur, por të mos fëlliqet më keq. Ilir Alimehmeti nuk hyn në zgjedhje, siç nuk ka pranuar as Jorida Tabaku sepse janë dy figurat që u provuan se prodhuan më shumë vota. Nxirr Albana Vokshin apo Flamur Nokën që nuk kanë bërë kurrë garë, nuk fitojnë.”-tha Sula