Nga ngecja e shkallëve lëvizëse te mikrofoni jashtë funksionit, Shtëpia e Bardhë kërkon hetim për incidentet e Trump..

Nga ngecja e shkallëve lëvizëse te mikrofoni jashtë funksionit, Shtëpia e Bardhë kërkon hetim për incidentet e Trump..

Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka bërë thirrje për një hetim nëse një shkallë lëvizëse në selinë e OKB-së është ndaluar qëllimisht përpara fjalimit të Trump në Asamblenë e Përgjithshme.  “Nëse dikush në OKB e ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa Presidenti dhe Zonja e Parë po shkelnin mbi to, ata duhet të shkarkohen nga puna dhe të hetohen menjëherë”, shkroi ajo në një postim në X.  Po ashtu si incident është cilësuar edhe mikrofoni i fikur gjatë kohë që Trump po mbante fjalën.  Leavitt përmendi një artikull nga redaktorja e The Times në Uashington, Katy Balls, e cila i referohej përpjekjeve të administratës Trump për të kufizuar ndikimin e OKB-së.  “Për të shënuar mbërritjen e Trump, anëtarët e stafit të OKB-së kanë bërë shaka se mund të fikin shkallët lëvizëse dhe ashensorët dhe...