Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk mundemi të shkëmbejmë territore”, Zelensky: Trump më beson më shumë mua sesa Putinit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe më pas udhëheqësi ukrainas dërgoi disa mesazhe. Në një intervistë me Fox News, presidenti ukrainas hodhi poshtë idenë e dhënies së territorit Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. “Nuk mund të shkëmbejmë territore. Nuk është e drejtë, nuk është realiste”, tha ai. “Po, mendoj kështu, dhe Zoti e bekoftë. Unë vërtet mbështetem në këtë… Nuk ka të bëjë me territoret, ka të bëjë me qëndrimin e Putinit. Ai do të vazhdojë. Edhe nëse i japim më shumë sesa dëshiron vërtet, ai do të vazhdojë”, u përgjigj Zelensky kur u pyet nëse qëndrimi i Trump ndaj Putin ka ndryshuar. “Ai më beson...