Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nënshkruhet konventa që parandalon zhvendosjen e fitimeve në vende me tatim më të ulët
Ministri i Financave, Petrit Malaj, nënshkroi dje në Paris (Francë) me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI). Nënshkrimi i kësaj konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019. STTR është një pjesë integrale e konsensusit të arritur nga Kuadri Gjithëpërfshirës i Projektit Ndërkombëtar BEPS, për Shtyllën e Dytë të zgjidhjeve (Pillar 2) mbi rregullat globale kundër erozionit të bazës tatimore, që synojnë të adresojnë sfidat tatimore që rrjedhin nga digjitalizimi i ekonomisë. Gjatë fjalës së tij, Malaj u shpreh se Shqipëria do të mund të përmbushë me efikasitet më...