Ndërron jetë aktorja Claudia Cardinale, ikona e kinematografisë shuhet në moshën 87-vjeçare

Ndërron jetë aktorja Claudia Cardinale, ikona e kinematografisë shuhet në moshën 87-vjeçare

Aktorja Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Cardinale, një ikonë e kinemasë së viteve 1960, vdiq të martën në mbrëmje “e rrethuar nga fëmijët e saj” në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, njoftoi agjenti i saj këtë mbrëmje. E lindur në Tunis, Claudia Cardinale ka punuar me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks, Henri Verneuil dhe Sergio Leone. Një simbol bukurie dhe mbi të gjitha një aktore e jashtëzakonshme që bëri histori në kinema, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht, aq e talentuar dhe e fortë saqë ia lejonte vetes shakatë në televizion, në epokën bardh e zi, në skeçin në të cilin pretendonte se ishte në gjendje të luante të gjitha instrumentet në orkestër,...