Shkëndijat e Brojës nuk mjaftojnë, Burnley eleminohet nga ekipi i ligës së tretë

Shkëndijat e Brojës nuk mjaftojnë, Burnley eleminohet nga ekipi i ligës së tretë

Burnley është eleminuar sot në raundin e 3-të të Carabao Cup. Skuadra angleze u mposht në shtëpi me shifrat 1-2 nga Cardif-i. Këta të fundit garojnë në League One, e cila është e treta për nga rëndësia në futbollin anglez. Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Armando Broja, i cili qendroi në fushë për 78 minuta. Trajneri vendosi t’i jepte sulmuesit shqiptar minutat e munguara, por Broja nuk arriti ta shfrytëzonte në maksimum këtë shans. Lojtari i Kombëtares shqiptare dha disa shkëndija gjatë ndeshjes, duke regjistruar tre goditje kundër Cardif-it. Megjithatë asnjëra prej tyre nuk arriti të përfundonte në rrjetë./Sport Ekspres/