“Flija poshtë urave në kohën e PD, ja si e takova Ramën” – Rrëfehet zyrtari i PS

“Flija poshtë urave në kohën e PD, ja si e takova Ramën” – Rrëfehet zyrtari i PS

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka ndarë një histori personale në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN.  Muharremi rrëfeu se në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, për shkak të mungesës së mbështetjes sociale, ishte i detyruar të flinte poshtë urave. “Jeta ime ishte skëterr në qeverisjen e PD-së, ku më duhej të flija edhe nën ura, pasi nuk kishte programe mbrojtjeje sociale për jetimët. Politikanët nuk jepnin asgjë për shoqërinë shqiptare”, tha ai.  Zyrtari socialist tregoi se momenti i kthesës ndodhi kur takoi Edi Ramën në fillimet e qeverisjes së tij, i mbështetur edhe nga deputeti Pëllumbi. “I kërkova kryeministrit tre gjëra, jo për vete, por për komunitetin tim. Sot ato janë bërë realitet”, deklaroi Muharremi.  Sipas tij, një prej kërkesave ishte rritja e mbështetjes financiare për të rinjtë jetimë,...