Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin ‘Trialog’ në RTSH1 se Strasburgu do japë një vendim që do të ‘bëjë të skuqemi të gjithë’ sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak. Vangjeli tha se Veliaj duhet të merrte që në fillim përgjegjësinë e tij dhe të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së Tiranës pas komunikimit të akuzave. ‘Ka një gjë që ne duhet ta kuptonim drejt. Ligji është i barbartë për të gjithë por ky është vetëm një slogan sepse nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj kujtdo. Parimi i prezumimit të pafajësisë është i shenjtë, i palëkundur dhe që zbatohet në gërmë për një të zgjedhur, për një njeri të politikës. Edhe faulli moral mund të jetë shkak i mjaftueshëm për t’u larguar por këtë do të...