Bregu: Sot mori fund profili politik i Veliajt! E projektoi veten si pasues i Ramës para kohe…

Bregu: Sot mori fund profili politik i Veliajt! E projektoi veten si pasues i Ramës para kohe…

I ftuar në ‘A Krasta Show’, në Syri TV, analisti dhe pedagogu Zylyftar Bregu, ka komentuar zhvillimet në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Ai theksoi se momenti i sotëm shënoi fundin e profilit politik të Veliajt, të cilin e akuzon për "grykësi dhe nxitim" në ambicien për t’u bërë pasues i Edi Ramës. Sipas tij, Veliaj gaboi rëndë duke u vetëprojektuar si lider i ardhshëm në një moment kur ‘1-shi’, Edi Rama, ishte ende në kulmin e fuqisë së tij. Zylyftar Bregu: Sikur të kishim mundësi ta ndanim ekranin në dysh që të transmetonim në gjysmën e ekranit protestën që punonjësit e bashkisë bënë para SPAK-ut kur Veliaj u arrestuar dhe gjysmën e ekranit të tregonin fjalimet e tyre sot në...