“12 vjet që vjedh”/ Paloka akuza të rënda ndaj Ramës: Kemi një situatë politike absurde, zgjedhjet manipulohen…

“12 vjet që vjedh”/ Paloka akuza të rënda ndaj Ramës: Kemi një situatë politike absurde, zgjedhjet manipulohen…

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për situatën politike në vend gjatë një interviste televizive, ku ka theksuar se opozita ndodhet në një situatë paradoksale dhe absurde. ‘Nga dita e parë që Rama ka ardhur në pushtet dhe organizon këto farsat zgjedhore, nuk ka ndryshuar asgjë. Vendimi i parë që duhet të marrim është do hyjmë apo jo në këto zgjedhje.’ u shpreh Paloka, duke kujtuar se vendimet merren nga forumet e partisë. Paloka pranoi se opozita mund të ketë gabime dhe defekte, por theksoi se është e detyruar të marrë pjesë në proceset politike. ‘Marrim parlamentin vetëm. Ne nuk njohim zgjedhjet, por futemi në parlament. Si shihet në opinion kjo sjellje e jona, që unë them është e detyruar. Ti do të...