Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së është takuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenski. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës. Deklarata vjen pasi vendet e NATO dënuan Moskën për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë. “Po, besoj se do ta mbështes”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do ta mbështeste këtë veprim. Ai njoftoi gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orbán për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ushtruar presion mbi aleatët e NATO-s që të ndërpresin lidhjet energjetike me Moskën.