Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tabaku pas shkarkimit të Veliajt: Fundi i një jete politike të ndërtuar mbi gënjeshtra e propagandë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas largimit të Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar këtë si fundin e një karriere të bazuar mbi “gënjeshtra, arrogancë dhe korrupsion”. Në deklaratën e saj, Tabaku e krahasoi këtë zhvillim me mënyrën e pabesë të shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj, duke theksuar se edhe largimi i Veliajt ndodhi në mënyrë tinëzare dhe të paqartë për qytetarët. “Një fund i merituar për një model të keqqeverisjes që shkatërroi Tiranën”, tha ajo, duke përmendur projektin e inceneratorit si simbol të abuzimeve. Sipas saj, ky projekt i ka kushtuar qytetarëve mbi 300 milionë euro dhe është prova më e qartë e korrupsionit të Veliajt. Tabaku akuzoi gjithashtu Veliajn për përdorimin e pushtetit...