Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjidhet ngërçi me komisionet parlamentare, PD dorëzon emrat e anëtarëve!
Në ditë para seancës plenare, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi thirri në takim informal kryetarët e grupeve. Ngërçit me komisionet parlamentare tashmë do t’i jepet zgjidhje, pasi opozita ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend emrat e anëtarëve. Takimi i opozitës me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi erdhi pak orë pasi PD kishte dorëzuar në Kushtetuese padinë për ‘Diellën’, por edhe ndryshimet në rregulloren e re të Kuvendit. Ishte vetë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi që njoftoi se selia blu, ka dërguar zyrtarisht në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve, që mbaheshin në sirtarët e saj për shkak të kundërshtimit që opozita i bën ndarjes 7 me 4 të komisioneve. Këto emra, do të miratohen nesër në orën 10:00 në seancë plenare bashkë me listën e maxhorancës. “Emrat janë dorëzuar zyrtarisht sipas procedurave parlamentare tashmë prej kohësh”, tha Gazment Bardhi. “Po do ti çojmë, emrat...