Trump takon Zelenskyn në OKB: Vendet e NATO-s të rrëzojnë avionët rusë nëse u preken hapësirat ajrore

Trump takon Zelenskyn në OKB: Vendet e NATO-s të rrëzojnë avionët rusë nëse u preken hapësirat ajrore

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse këta shkelin hapësirën e tyre ajrore. Deklarata u bë gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të NATO-s për të ndërmarrë veprime të tilla ushtarake ndaj Rusisë, Trump u përgjigj: “Po, e besoj këtë”, duke lënë të kuptohet se është i hapur për një qasje më konfrontuese nëse Rusia shkel kufijtë ajrorë të aleatëve të NATO-s. Megjithatë, kur u pyet nëse do të mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s në një përshkallëzim të mundshëm, Trump tha se “kjo do të varet nga rrethanat”. Sa i përket marrëdhënieve...