Begaj takon presidentin e Ganës në OKB: Të përkushtuar ndaj forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Begaj takon presidentin e Ganës në OKB: Të përkushtuar ndaj forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me homologun e tij nga Gana, John Dramani Mahama, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në fokus të bisedës mes dy liderëve ishte thellimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ganës, me synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, presidenti Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë që ka njohja e Kosovës nga shtete të tjera si pjesë e përpjekjeve për forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj. “Sot në OKB, u takova me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Kosovës nga Gana. Shqipëria mbetet e...