Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gazeta gjermane tallet me Ramën: Autokrati që nuk duron kritikat, ka nevojë për Diellën
Ministrja shqiptare e Inteligjencës Artificiale kundër korrupsionit nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje për propagandë. Atje ku institucionet janë pjesë e problemit, edhe teknologjia korruptohet. Nga Krsto Lazerevic, TagesZeitung Ministrja e re shqiptare, Diella, është e re, vesh kostum popullor, dhe është ngarkuar të luftojë korrupsionin në dhënien e tenderëve publikë, ta bëjë Shqipërinë gati për BE deri në vitin 2030 – dhe është një inteligjencë artificiale. Kryeministri Edi Rama e ka emëruar këtë figurë artificiale në kabinetin e tij. Opozita e ka kritikuar hapin si antikushtetues, me arsyetimin se Diella nuk ka shtetësi shqiptare, pra, nuk është njeri. Në të vërtetë, korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe Rama do të tregojë se po bën...