Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

Bombarduesit rus në Estoni, NATO aktivizon Nenin 4: Situata është e rrezikshme

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka aktivizuar nenin 4 pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga dy bombardues rus.  Në takimin e saj NATO ka paralajmëruar Rusinë kundër shkeljeve të mëtejshme të hapësirës ajrore nën kërcënimin e forcës. NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, sipas një deklarate të lëshuar nga të 32 anëtarët e aleancës pas konsultimeve në Bruksel.  Incidenti është pjesë e një modeli veprimesh të kohëve të fundit nga Rusia që janë “përshkallëzuese, rrezikojnë llogaritje të gabuara dhe rrezikojnë jetë”, tha NATO. Incidenti ndodhi pas një fluturimi dymbëdhjetë-minutësh të avionëve luftarakë rusë mbi territorin estonez dhe ndërhyrjes...