Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Sfidat ndaj kryeministrit sapo filluan”, Këlliçi paralajmëron: Rama ka nga një ‘Veliaj’ në çdo ministri dhe bashki
Gjatë diskutimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga kryebashkiak i Tiranës në një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se modelin ‘Veliaj’ në politikën shqiptare e mbron Edi Rama. Duke e fokusuar në betejat e ardhshme të opozitës, Këlliçi bëri thirrje që e gjithë vëmendja të jetë tek Edi Rama dhe ekipi i tij të ngushtë.‘Garanti i këtij modeli në politikën shqiptare, i pompimit në mënyrë artificiale me paratë e shqiptarëve, me propagandë të blerë në mediat e vendit, sigurisht këtë sistem e garanton Edi Rama. Padiskutim kjo betejë, i gjithë fokusi dhe gjithë energjitë e opozitës do të duhet të shigjetojnë kryeministrin dhe të adresohen vetëm tek kryeministri dhe kuptohet tek ekipi i tij i ngushtë.’ Sipas Këlliçit, modeli i keqpërdorimit...