Këshilli Bashkiak i Tiranës voton sëbashku PS dhe PD: Erion Veliaj të shkarkohet!

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton sëbashku PS dhe PD: Erion Veliaj të shkarkohet!

Pas diskutimeve, në formë unamime, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë votuar PRO shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar. Ky propozim në formë vendimi i këshillit bashkiak i dërgohet Prefektit të qarkut, me pas Prefekti ia dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt kryeministrit Rama. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave, që do të çertifikojë shkarkimin e Erion Veliajt. Ndërkohë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej. Mësohet se avokatët e Erion Veliajt do ta apelojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e këshillit bashkiak.