UEFA Development për vajza/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

UEFA Development për vajza/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë

Shqipëria U-15 për vajza do të luajë nesër ndeshjen e parë kundër Moldavisë U-15, e vlefshme për UEFA Development për këtë moshë. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Rabie Tota ka mbyllur sot në Durrës seancën e fundit stërvitore. Gjendja e vajzave është e mirë dhe stafi kuqezi do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ndeshjen e nesërme. Ndeshja e kombëtares do të luhet në ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe hyrja do të jetë falas. Sakaq, sfida do të transmetohet live në FSHF TV. Në ora 11:00 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshja tjetër e grupit mes Kosovës dhe Estonisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi...