Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministrja e Italisë, Meloni: Mocion për njohjen e Palestinës, ja dy kushtet që duhet të plotësohen
Italia në parim është pro njohjes së shtetit të Plaestinës, por sipas kryeministres Girogia Meloni duhet të pltësohen dy kushte të panegociueshme që të merret një vendim final. “Shumica do të paraqesë një mocion në Dhomë ku deklarohet se njohja e Palestinës duhet t’i nënshtrohet dy kushteve: lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo dinamikë qeverisëse brenda Palestinës. Duhet të kuptojmë se cilat janë prioritetet: Unë nuk jam kundër njohjes së Palestinës, por duhet të vendosim prioritetet e duhura. Shpresoj që të gjejë mbështetje edhe nga opozita; sigurisht që nuk do të gjejë mbështetje nga Hamasi dhe ekstremistët islamistë, por duhet të gjejë mbështetje nga njerëzit me mendje të shëndoshë” – u shpreh Meloni.