Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump paralajmëron trafikantët e drogës gjatë fjalimit në OKB: Do t’ju zhdukim nga ekzistenca
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se sulmet e fundit të SHBA-së ndaj anijeve që transportonin trafikantë të dyshuar të drogës nga Venezuela ishin një paralajmërim i fuqishëm për këdo që kërkon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara. “Çdo bandit terrorist që kontrabandon drogë helmuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju lutem kini kujdes se do t’ju zhdukim nga ekzistenca”, tha Trump në një fjalim drejtuar Kombeve të Bashkuara. Trump pohoi, pa prova, se çdo anije e goditur nga forcat amerikane përmbante drogë që do të vrisnin më shumë se 25,000 amerikanë. Ai përsëriti gjithashtu pohimin e tij se Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro udhëheq rrjetet e trafikimit të drogës, të cilat Maduro i mohon. Reuters raportoi të shtunën se Maduro kishte...