Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkarkimi i Veliajt, Bardhi: I njëjti fund i pret të gjithë njerëzit e korruptuar të Edi Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Në reagimin e tij, Bardhi shkruan se, ‘i njëjti fund që pret pas dere ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës, duke filluar nga Belinda Balluku’ Reagimi i Gazment Bardhit: Erion Veliaj, shëmbylltyra e Edi Ramës në krye të Bashkisë Tiranë, u shkarkua sot me votat unanime të Këshillit Bashkiak Tiranë. Ai iku nga drejtimi i bashkisë më të madhe në vend pa pasur mundësi të thoshte asnjë fjalë, t'i jepte dorën askujt dhe as të thoshte lamtumirë. Ai iku si funksionari simbol i korrupsionit, abuzimit dhe paligjshmërisë në krye të punëve të kryeqytetit. I sotshmi nuk ishte një mesazh thjesht dhe...