Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kush do hyjë në burg?”/ Vendimi për Veliajn, shpërthen Ngjela: Kryetari i partisë tjetër është non grata, mbaroi
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në një studio televizive, ku komentoi zhvillimin më të rëndësishëm politik të ditës së sotme, propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj. Ngjela tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak. “Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që...