BIRN: Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon unanimisht Erion Veliajn, me gjasa edhe fundin politik të tij

BIRN: Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkon unanimisht Erion Veliajn, me gjasa edhe fundin politik të tij

Këshilltarët socialistë dhe ata demokratë bashkuan votat për shkarkimin dhe me gjasë, fundin politik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak javë pasi kryeministri Edi Rama shpalli Ogerta Manastirliun si pasuesen potenciale të tij. Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martën për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pret në qeli gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon procedurën rastin kur kryebashkiaku mungon më shumë se 3 muaj në detyrë, ndërsa procedura parashikon që vendimi zyrtarizohet me miratimin nga Këshilli i Ministrave. Duke shënuar një precedent politik, ishin vetë këshilltarët socialistë që...