Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kosove/Të akuzuarës serbe për spiunazh i shtyhet paraburgimi edhe për dy muaj
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj Jellena Gjukanoviqit, që akuzohet për spiunazh në favor të inteligjencës serbe. Nga Gjykata Themelore në Prishtinë thanë për Radion Evropa e Lirë se gjykatësi i çështjes ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zgjatjen e paraburgimit prej dy muajsh dhe kjo masë “do të llogaritet deri më 18 nëntor”. E akuzuara ka mohuar fajësinë gjatë seancës fillestare të mbajtur më 16 shtator. Avokati i saj kishte kërkuar që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, por kjo kërkesë nuk ishte pranuar nga gjykatësi. Gjukanoviq nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe...