Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Luan Bregasi voton pro shkarkimit të Veliajt: Kryebashkiaku i ka bërë detyrat, ai po largohet sepse…
Anëtari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Luan Bregasi tha se seanca e sotme për shkarkimin e kryebashkiakut nuk është një gjyq ndaj Erion Veliajt, duke u bazuar dhe tek akuzat e opozitës. Bregasi votoi pro shkarkimit të Veliajt, duke shtuar se 3 muaj më parë mazhoranca nuk ishte dakord me një vendim të tillë pasi çështja ndaj kryebashkiakut ishte ende në hetim. Ai theksoi se me çështjen e Veliajt kanë kompetencë të merren vetëm institucionet e drejtësisë. “Duhet konsideruar një mbledhje normale, rend dite, nuk duhet menduar se po bëhet një gjyq. Gjyqin Erion Veliajt do ia bëjnë institucionet gjyqësore. Ky akt që ne bëjmë sot është normal në kuptimin e një raporti që ka kryetari i një bashkie me një këshill bashkiak. Është...