Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Koha politike e tij ka perënduar”/ Vendimi për Veliajn, reagon analisti: Betejën e ka me drejtësinë, i ka larë duart
Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në një intervistë televizive, komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili votoi pro shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, dhe nuk kishte arsye ta çonte situatën deri në fazën e mbledhjes së këshillit. “Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur të gjithë drejtorët e tij u përfshin në aferën e ashtuquajtur “5d”. Fakti që sot detyrohet të shkarkohet, unë kam pasur besimin se ai deri sot do ta jepte dorëheqjen dhe nuk do ta lejonte këshillin bashkiak, të kthehej në një arenë. Me shkarkimin e Veliajt, praktikisht është vetëm një firmë formale e Këshillit të Ministrave, unë besoj se ai betejën e ka më drejtësinë...