Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, pasi prej më shumë se 7 muajsh ndodhet në paraburgim nën akuzat e SPAK për 13 vepra penale. PS e PD bashkuan votat për shkarkimin e Kryebashkiakut të Tiranës, propozim që tashmë përmes Prefektit, i kalon Këshillit të Ministrave. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut. “Sot ne po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj”, tha kryetarja...