Përfundimi i mandatit të Zaçajt, KED miraton listën e kandidatëve për Kushtetuesen

Përfundimi i mandatit të Zaçajt, KED miraton listën e kandidatëve për Kushtetuesen

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit paraprak për kandidaturat e paraqitura për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të ish-kryetares Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatë që shprehën interes për këtë pozicion të rëndësishëm, KED ka përzgjedhur 6 emra që plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e mëtejshme të vlerësimit profesional dhe moral. Kandidatët e përzgjedhur janë: Asim Vokshi Florian Ballhysa Naureda Llagami Alban Toro Genta Tafa Emri i gjashtë nuk është bërë ende publik nga Këshilli, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të zhvillohet vlerësimi i thelluar i kandidatëve dhe renditja e tyre për t’iu paraqitur përzgjedhjes përfundimtare. Kjo është një nga...