Video/ Postimi i çuditshëm nga Shtëpia e Bardhë, emigrantët krahasohen me Pokemonët: T’i kapim të gjithë

Video/ Postimi i çuditshëm nga Shtëpia e Bardhë, emigrantët krahasohen me Pokemonët: T’i kapim të gjithë

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në TikTok, në të cilën arrestimet e emigrantëve krahasohen me kapjen e Pokémonëve. Videoja njëminutëshe përmban pamje të individëve që arrestohen nga oficerët amerikanë, të shoqëruara me muzikë dhe efekte vizuale të ngjashme me hapjen e serisë së njohur japoneze Pokémon. Seria “Pokémon” përfshin lojëra, vizatime dhe produkte koleksionuese, ku trajnerët kapin, stërvisin dhe luftojnë me krijesa të quajtura Pokémon për të garuar në turne dhe për të penguar të këqijtë. Videoja e DHS-së përfundon me disa “karta Pokémon” të simuluara, të cilat paraqesin disa nga personat e arrestuar dhe të deportuar, duke i përshkruar ata si “më të këqijtë e të këqijve” dhe duke listuar...