Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve

Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve

Këshilltari i PS, Aldo Merkoçi, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se me propozimin për shkarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak ka tjetërsuar votën e qytetarëve. Ai e cilësoi këtë një moment unik në historinë e demokracisë shqiptare, duke theksuar se për herë të parë po zhvishet nga mandati një kryetar i zgjedhur tri herë radhazi. Merkoçi tha se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm për autonominë vendore dhe parimet demokratike. Në fjalën e tij, ai theksoi se qytetarët e Tiranës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre, i cili po tjetërsohet padrejtësisht. Ai nënvizoi se sot këshilltarët po bëjnë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur...