Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Video Art për herë të parë në “TIFF”, dy programe eksplorojnë ndërthurjen mes artit, shoqërisë e shprehjes bashkëkohore
Nga Julia Vrapi “Tirana International Film Festival” një festival i dedikuar filmit për herë të parë i kushton një hapësirë të veçantë kategorisë Video Art, duke përfshirë programe, që eksplorojnë ndërthurjen mes artit, shoqërisë dhe shprehjes bashkëkohore. Programi i përditshëm i festivalit përfshin filma nga 71 vende të botës, por më 24 shtator në seksionin RetrospecTIFF shfaqet “Obsession”, videot që artisti Fani Zguro ka realizuar në periudhën 2006-2025 dhe “The Anarchist” punime nga disa artistë që do të prezantohen tek qendra e artit “Agimi” në Tiranë. “Obsession” ky program solo nga artisti konceptual Fani Zguro sjell një kolazh të videove të tij të krijuara gjatë gati dy dekadave. Sipas materialit shpjegues të programit, duke ndërthurur elementë të video art-it dhe kinemasë eksperimentale, “Obsession” ofron një...