Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vendim historik për Tiranën/ Qeveria mblidhet të enjten për shkarkimin e Veliajt
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 51 vota pro propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak, tanimë Prefekti i qarkut Tiranë do te njoftojë zyrtarisht Këshillin e Ministrave. Të enjten do te mbahet mbledhja e qeverise ku pritet te shkarkohet Veliaj. Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak munguan 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka. Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim. Gjithashtu, këshilltarët, Aldo Merkoci, Gazment Paja, Joleza Koka dhe Alfred...