Këshilli Bashkiak miraton propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak miraton propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt

Erion Veliaj shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi në mbledhjen e kësaj të marte propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, pas arrestimit me vendim të GJKKO mbi kërkesën e SPAK.Këshilli Bashkiak i Tiranës përbëhet nga 61 anëtarë. Për miratimin e propozimit për shkarkim nevojiteshin 31 vota pro.Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli. Pas kësaj, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave për miratim.Kërkesa për propozimin e shkarkimit të z. Veliaj është propozuar nga grupi i këshilltarëve të maxhorancës, një procedurë e mbështetur në nenin 62, pika...