Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Këshilli Bashkiak shkarkoi Veliajn/ Këlliçi: Fund i pashmangshëm për një politikan të korruptuar
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Këlliçi shkruan se ky ishte një fund i pashmangshëm dhe i merituar për një politikan të korruptuar, në xhep dhe në shpirt. “Sot, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u zhvillua seanca për shkarkimin e kreut të 5D, Erion Veliaj, tashmë prej muajsh në burg. Ky është vetëm formalizimi i fundit i një modeli politik të degraduar, mbështjellë me propagandë dhe zhveshur nga çdo identitet. Ky akt mbyll një proces të gjatë politik dhe ligjor. Për 44 javë me radhë, Partia Demokratike dhe opozita kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës, duke faktuar hajdutërinë e pashembullt të inceneratorit fantazmë, makinerinë korruptive “5D”, si dhe...