Ambicia për bashkinë e Tiranës, Alimehmeti synon garën e madhe: E shoh veten në një projekt 4-vjeçar

Ambicia për bashkinë e Tiranës, Alimehmeti synon garën e madhe: E shoh veten në një projekt 4-vjeçar

Ilir Alimehmeti i qëndron fort idesë se Partia Demokratike duhet të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Në një bisedë me Anjola Hamzajn në Klan News, ai thotë se kjo është rruga e vetme dhe gara është një ambicie e tij personale. Megjithatë, Alimehmeti ka një projekt të vetin politik ku synon një mandat të plotë 4-vjeçar. Anjola Hamzaj: E keni ambicie personale për të garuar? Ilir Alimehmeti: Unë hyra në primaret e 2022 për të hyrë në garë, patjetër që ambicia ekziston, ndryshe pse do të hyja? S’diskutohet. Anjola Hamzaj: Do të pranonit nëse do jua propozonte Partia Demokratike si kandidat për kryetar i bashkisë së Tiranës? Ilir Alimehmeti: Jo, ne kemi një situatë që do ta shohim sepse këtu ka disa andralla kushtetuese,...