Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama nuk e lejoi Veliajn të ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak”/ Reagon Këlliçi: Nuk kishte garanci
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se është kryeministri Edi Rama ai që nuk e ka lejuar që kryebashkiaku Erion Veliaj të mos jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku është votuar për shkarkimin e tij. Sipas Këlliçit, ky veprim vjen nga frika se Rama nuk e di se çfarë mund të thonte Veliaj në atë mbledhje. “Për ta poshtëruar deri në fund. Nuk i dihet se çfarë mund të flasë, nën efektin e halucinantëve. Nuk mund të mendojmë gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet. Nuk kishte garanci ça mund të thoshte në atë mbledhje ndaj dhe Rama nuk e lejoi. Kemi një one man show në gjithçka. Kemi një kryeministër që luan rolin e të gjithëpushtetshmit dhe vetë diellit në këtë vend....