Prezantohet projekti EU4Law 2, Ministrja Koçiu: Politikat tona do të vendosin në qendër territorin dhe qytetarin

Prezantohet projekti EU4Law 2, Ministrja Koçiu: Politikat tona do të vendosin në qendër territorin dhe qytetarin

Në daljen e parë si Ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në prezantimin e fazës së dytë të projektit, EU4Law, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, Gjermania, Italia dhe Franca. Ajo e konsideron projektin shenjë të qartë të vendosmërisë së përbashkët për të forcuar sundimin e ligjit, për të modernizuar institucionet  dhe për ta afruar Shqipërinë gjithnjë e më shumë me standardet e familjes europiane. Në eventin ku morën pjesë ambasadorët e vendeve që mbështesin programin, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese, Ministrja Koçiu tha se EU4Law 2, vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po harton kuadrin strategjik kombëtar kundër krimit të organizuar dhe...