E FUNDIT/ Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt

E FUNDIT/ Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut, pasi prej më shumë se 7 muajsh ndodhet në paraburgim nën akuzat e SPAK për 13 vepra penale. Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut. Porosia për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra u dha nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së (11 Shtator) ku shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kreun e Bashkisë Tiranë. /vizionplus.tv