Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kjo është epoka e artë e Amerikës”/ Donald Trump rikthehet në OKB pas 5 vitesh, batuta në sallë kur i fiket mikrofoni: Kushdo që po e përdor…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu drejtua sot Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për herë të parë që nga viti 2020, duke prezantuar atë që e përshkroi si “vizionin e tij për botën”, përballë liderëve globalë dhe diplomatëve ndërkombëtarë. Fjalimi nisi me një batutë, kur Trump vuri re se mikrofoni nuk po funksiononte siç duhej. “Nuk më shqetëson, sepse në këtë mënyrë flet më shumë nga zemra”, tha ai, duke shtuar me ironi: “Kushdo që po e përdor këtë mikrofon është në telashe të mëdha”. Në një sallë të mbushur plot, Trump e nisi adresimin e tij me kritika ndaj administratës së mëparshme amerikane, të cilën e akuzoi për një “seri të përsëritur dështimesh” në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Tetë muaj...