Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Po shkoni drejt ferrit’/ Trump vendeve anëtare të OKB: Koha për t’i dhënë fund eksperimentit me kufinj të hapur
Presidenti amerikan, Donald Trump, në fjalimin e tij në OKB iu tha anëtarëve të Asamblesë se është koha për t’i dhënë fund “eksperimentit të dështuar të kufijve të hapur”. Duke vazhduar diskutimin e tij për imigracionin, Trump tha se “kombet krenare duhet të lejohen të mbrojnë komunitetet e tyre dhe të parandalojnë që shoqëritë e tyre të mbingarkohen nga njerëz që nuk i kanë parë kurrë më parë, me zakone, fe të ndryshme, me gjithçka të ndryshme”. Ai pretendoi se “migrantët kanë shkelur ligjet, kanë kërkuar azil të rremë ose kanë kërkuar status refugjati për arsye të paligjshme”. “Në shumë raste, ata duhet të dërgohen menjëherë në shtëpi”, tha ai. Ai këmbëngul se “ne duhet ta zgjidhim problemin dhe duhet ta zgjidhim atë në vendet...