Aktakuzë ndaj gjashtë personave për sulm ndaj Policisë në veri, më 2021

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për sulm ndaj Policisë në veri, më 2021

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe ngritjen e barrikadave në Mitrovicë të Veriut më 2021. S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., akuzohen për veprat penale “pjesëmarrje në turmë” që kryen veprën penale “huliganizmi”, dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria tha se të pandehurit dyshohen se më 13 dhjetor të vitit 2021 kishin marrë pjesë me dashje në turma me dhjetëra persona në Mitrovicë të Veriut dhe kanë “goditur me gurë, shufra druri dhe metali, si dhe me granata dore, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe Doganës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm”. Më 10 tetor të vitit 2021, serbët lokalë ngritën barrikada në Mitrovicë të Veriut, por edhe...