Shkarkimi i Veliajt, Jahelezi: Ata që dikur e adhuronin, sot po i bëjnë ”vdekjen politike”

Shkarkimi i Veliajt, Jahelezi: Ata që dikur e adhuronin, sot po i bëjnë ”vdekjen politike”

Kronikë E Martë, 23 Shtator 2025 17:10 Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Albi Jahelezi ka thumbuar këshilltarët socialit, teksa tha se sot ata po i bëjnë Erion Veliaj vdekjen politike. Ai theksoi se ky vendim është i vonuar. ”Fjala juaj ishte në hyrje ishte mbresëlënëse sesi e admironit punën e kryebashkiakut tashmë të shkarkuar. Por është shumë kontradiktore që sot vini dhe e shkarkoni Erion Veliajn. Ne kërkesën për shkarkimin e Veliajt e kemi që në Maj dhe kjo gjë është me vonesë. Nëse ne do ta kishim marrë këtë vendim që po marrim sot, punët e Bashkisë do te ishin ndryshe. Bashkia do t’i shërbente qytetarëve, nuk do ti shërbente oligarkëve apo drejtorëve të 5D dhe inceneratorit. Po ju pret 7 muaj...