Rrjet i rrezikshëm pranë OKB-së: Shërbimi Sekret çmonton mbi 300 servera që mund të fiknin gjithë rrjetin celular në Nju Jork

Rrjet i rrezikshëm pranë OKB-së: Shërbimi Sekret çmonton mbi 300 servera që mund të fiknin gjithë rrjetin celular në Nju Jork

Shërbimi Sekret i SHBA ka zbuluar dhe çmontuar një rrjet të sofistikuar teknologjik që përbëhej nga mbi 300 servera SIM, të aftë për të çaktivizuar kullat celulare dhe ndërprerë komunikimet emergjente në qytetin e Nju Jorkut. Pajisjet, të cilat përfshinin rreth 100,000 karta SIM, ishin vendosur në një zonë prej 56 kilometrash nga vendi ku po zhvillohej Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke ngritur alarmin për një kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë kombëtare. “Duke pasur parasysh kohën, vendndodhjen dhe kapacitetin shkatërrues të këtyre pajisjeve, agjencia veproi menjëherë për të shkatërruar rrjetin,” thuhet në deklaratën zyrtare të Shërbimit Sekret. Hetimi nisi pas një sërë kërcënimesh telefonike anonime, përfshirë edhe kërcënime me bomba ndaj zyrtarëve qeveritarë. Agjenti special Matt McCool theksoi se rrjeti kishte potencialin “të fuste...